Futboll
Rashicës i besohen penalltitë te Werderi
Këtë përgjegjësi deri më tash e ka pasur Davy Klaassen
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, tash e tutje do të ketë edhe një përgjegjësi shtesë te Werder Bremeni, pasi është caktuar t’i gjuajë penalltitë për pjesën e mbetur të këtij edicioni, kanë njoftuar të enjten mediumet gjermane.
Këtë përgjegjësi deri më tash e ka pasur Davy Klaassen, por gjatë këtij edicioni mesfushori holandez i ka humbur dy prej tyre dhe për këtë arsye trajneri Florian Kohfeld ka vendosur që penalltitë tash e tutje t’ia besojë Rashicës.
Rashica këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat me klubin, ku katër prej tyre i ka në Bundesligë. Në fakt, njërin prej golave në kampionat, Rashica e ka shënuar nga pika e bardhë në barazimin 2:2 ndaj Eintracht Frankfurtit, derisa Klaassen ishte duke marrë ndihmën mjekësore jashtë fushës. Klaassen tashmë ka pranuar se ka biseduar për çështjen e penalltive me trajnerin Kohfeld dhe është pajtuar që të mos e ketë më përgjegjësinë e gjuajtjeve nga pika e bardhë.
E-Diaspora
-
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright... -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











