Lajme
Rashica luan sot kundër Bayernit, dy kosovarë përballen mes vete në Angli
Përkundër që stinori vjeshtor në Ipko Superligën e Kosovës ka përfunduar dhe nuk do të ketë ndeshje për dy muajt vijues, tifozët mund t’i shikojnë futbollistët e ekipit kombëtar të Kosovës duke luajtur me klubet e tyre në Evropë.
Trajneri Bernard Challandes do të jetë duke i mbikëqyrur të gjithë futbollistët e Kosovës për ta marrë vendimin se kë duhet ta marrë në skuadër për ndeshjen vendimtare të Kosovës me Maqedoninë në mars, raporton Gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
Sot do të luajnë disa nga lojtarët kyç të Kombëtares së Kosovës për klubet e tyre. Por, cilët kanë mundësi të dalin në fushën e blertë sot, varësisht nëse trajneri vendos t’ua japë një vend në formacion?
Milot Rashica
Ylli i Kosovës, Milot Rashica, do të luajë me Werder Bremenin sot në orën 15:30 në ndeshjen e madhe kundër Bayern Munichut, në kuadër të Bundesligës. Rashica pritet të jetë titullar edhe në këtë ndeshje, si zakonisht, pasi që edhe është duke e shijuar një formë të mirë, duke qenë ndër të nominuarit për lojtarin e muajit në Bundesligë.
Arijanet Muric
Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muric, do të shpresojë të jetë titullar në ndeshjen e Nottingam Forestit kundër Sheffield Wednesday, sot në orën 16:00. Megjithatë trajneri i tij nuk ia ka besuar këtë pozitë gjatë këtij sezoni dhe ai ka më së shumti gjasa të jetë në stol.
Atdhe Nuhiu
Kundër skuadrës së Arijanet Muricit do të shpresojë të luajë sot Atdhe Nuhiu për Sheffieldin. Por, as sulmuesi kosovar s’e ka besimin e plotë të trajnerit, përkundër që gjatë javëve të fundit ka qenë disa herë titullar.
Bersant Celina
Mesfushori kosovar, Bersant Celina, pritet të jetë titullar në ndeshjen e Swansea Cityt kundër Middlesbrough, që do të zhvillohet sot në orën 16:00, në kuadër të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.
Lirim Kastrati
Sulmuesi kosovar i ri, Lirim Kastrati, besohet se do të jetë titullar në derbin e Zagrebit mes Dinamos dhe Lomotivës, për të cilët luan Kastrati, në ligën HNL të Kroacisë sot në orën 17:30.
Benjamin Kololli
Mbrojtësi anësor i Kosovës, Benjamin Kololli, pritet të jetë në formacionin e parë të FC Zurichut për ndeshjen kundër St.Gallen 1879, që do të zhvillohet sot në orën 19:00, në kuadër të Superligës së Zvicrës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














