Futboll
Rashica, gati për të startuar kundër Malit të Zi
Rashicës nuk i intereson fitorja e Çekisë, beson ende në “Euro 2020”
Rashica është gati për ta ndihmuar Kosovën.
22-vjeçari i talentuar i Kosovës, Milot Rashica, ka thënë se është gati për të startuar të hënën kundër Malit të Zi, raporton Gazeta Express.
“A jeni gati? Po besoj dhe jam gati 100 %. Ka qenë ndeshje e vështirë kundër Franfkurtit, terren i vështirë, luajta 90 minuta. Por kam pasur kohë për t’u rikuperuar dhe jam gati për të dhënë më të mirën”.
“Ku preferon të luash, në të majtë apo djathtë? Që kur kam shkuar në Gjermani, kam luajtur në anë të majtë dhe si sulmues dhe natyrisht se preferoj në të majtë, por kem lojtarë që mund të luajnë në atë krah kështu që unë jam në dispozicion të trajnerit kudo që ai dëshiron”.
Fitorja e Çekisë kundër Anglisë me rezultatin 2-1, ia ka vështirësua punët Kosovës për t’u kualifikuar në “Euro 2020”.
Por, Milot Rashica beson se “Dardanët” kanë ende shanse për të bërë ëndrrën realitet.
“Deri më tani kemi bërë një rrugëtim të mirë dhe çdo lojtar ka marrë një përvojë të mirë. Edhe pse Anglia ka humbur prej Çekisë, normal na ka vështirësuar punën, por pa marrë parasysh qysh është kryer ajo ndeshje, ne qëllim kemi pas me hy dhe me fitu çdo takim dhe të mundohemi të përfundojmë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Rashica.
“A besoni se mund t’i fitoni tri ndeshje? Normalisht se ne kemi besim shumë të madh, jemi një grup i mirë i lojtarëve dhe besoj se gjithçka është e mundshme vetëm duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












