Futboll
Rashica e humb penalltinë
Megjithatë ekipi i tij shënoi fitore, duke ngjallur shpresaat për mbijetesë

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, nuk arriti t’i japë fund ecurisë së dobët para portës – s’ka shënuar gol në 14 ndeshje në Bundesligë, pasi që e humbi një penallti në fitoren bindëse të Werder Bremenit kundër Paderborn.
Pasi mungoi në ndeshjen e fundit të Werder Bremenit shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës, Milot Rashica u kthye në fushën e lojës sot, për përballjen mes dy ekipeve në fund të tabelës.
Werder Bremeni arriti ta fitojë këtë ndeshje kundër Paderbornit me rezultat bindës 5:1, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për mbijetesë, veçanërisht pasi që Fortuna Dusseldorfi u mposht me rezultat 1:0 nga Borussia Dortmundi.
Në këtë fitore të Bremenit, Rashica nuk arriti të kontribuojë aq sa do të kishte dashur dhe e mbylli ndeshjen me notën më të ulët nga e gjitha skuadra e tij, sipas SofaScore.
Pas 59 minutave lojë, kur trajneri vendosi ta zëvendësojë, Rashica e pati vetëm një rast për të shënuar – penalltinë e minutës së 16-të, të cilën e humbi.
Në shtatë ndeshjet e zhvilluara që nga rinisja e kampionatit në Bundesligë, Rashica ka arritur të kontribuojë vetëm me një asist dhe me asnjë gol.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj