Kosova

Raportuesi për Kosovën në PE: Moszgjedhja e Presidentit, prapakthim serioz dhe burim i pasigurisë politike

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai tha se zhvillimet e fundit në Kosovë janë prapakthim serioz dhe shtoi se vendi po përballet me një pasiguri të re politike.

“Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Ky është një prapakthim serioz. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.