Lajme
Raporti shqetësues: TikTok sugjeron pornografi për fëmijët
Një raport i ri nga një organizatë për të drejtat e njeriut zbulon se algoritmi i TikTok-ut rekomandon materiale pornografike dhe përmbajtje seksualisht të tepruar në llogaritë e përdoruesve të mitur.
Studiuesit krijuan llogari false si fëmijë dhe aktivizuan opsionet e sigurisë, por megjithatë u shfaqën sugjerime përmbajtjesh me seksualitet të hapur, raporton BBC.
Termat e kërkimit që u sugjeruan përfshinin video me përmbajtje të ekspozuar seksualisht, përfshirë edhe skena të qarta të seksit.
TikTok u përgjigj duke deklaruar se angazhohet për një mjedis të sigurt për fëmijët dhe ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm sapo mori vesh për këtë problem.
Në korrik dhe gusht, ekspertët e organizatës “Global Witness” hapën katër profile në TikTok duke u prezantuar si adoleshentë 13-vjeçarë. Ata përdorën data false dhe nuk iu kërkua të konfirmojnë identitetin.
Ata aktivizuan gjithashtu “modalitetin e kufizuar”, që synon të filtrojë përmbajtjen e papërshtatshme për të rinjtë.
Pa bërë kërkime aktive, në seksionin “mund t’ju pëlqejë” shfaqeshin termat e kërkimit me përmbajtje seksualisht të ngarkuar.
Këto përfshinin video me gra që simulonin masturbimin, ekspozim publik të të brendshmeve, dhe përmbajtje me seksualitet të qartë.
Në rastin më ekstrem u zbuluan video pornografike me skena të hapura të seksit.
Përmbajtjet e tilla ishin përfshirë në një mori videosh të pafajshme, duke shmangur kështu mekanizmat e moderimit.
“Global Witness” merret zakonisht me hulumtime lidhur me ndikimin e teknologjisë në të drejtat e njeriut, demokraci dhe mjedis.
Ky problem u zbulua rastësisht gjatë një studimi tjetër në prill.
Pas njoftimit për TikTok-un, kompania deklaroi se kishte marrë masa për të adresuar situatën.
Megjithatë, në riprovimin gjatë korrikut dhe gushtit, rezultoi se sugjerimet problematike vazhdonin.
TikTok thotë se përpiqet të heqë nëntë nga dhjetë videot që shkelin rregullat e platformës para se të shfaqen për përdoruesit.
Në reagim ndaj “Global Witness”, TikTok njoftoi se kishte nisur procesin për të eliminuar përmbajtjet e dëmshme dhe për të përmirësuar sistemin e sugjerimeve.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









