Bota
Raporti i OKB-së: Njerëzit po e shkatërrojnë tokën
Ndikimi shkatërrues i njerëzve në natyrë është evidentuar në një raport të OKB-së.
Një milion kafshë dhe specie bimore janë tashmë nën kërcënimin e zhdukjes.
Natyra gjithkah po e pëson me një shpejtësi që asnjëherë nuk është marrë me mend dhe nevoja për më shumë ushqim dhe energji janë ndër shtytësit kryesorë të kësaj dukurie shkatërrimtare, komenton BBC.
Këto trende mund të ndalen, thotë studimi, por kërkohet “ndryshim transformativ” në çdo aspekt të mënyrës se si njerëzit ndërveprojnë me natyrën.
Përgjatë tre vjetëve të përgatitjes së këtij raporti global, prej 1 mijë e 800 faqesh, janë bërë rreth 15 mijë referenca materiale.
Pllenimi është vital për prodhimin e ushqimit/BBC
Hyrja 40-faqëshe që titullohet “Përmbledhje për politikëbërësit” e publikuar sot, është ndoshta padia më e fuqishme e bërë kundër mënyrës se si njerëzit po e trajtojnë shtëpinë e tyre, tokën.
Aty thuhet që ndërsa Toka ka vuajtuar nga veprimet e njerëzve përgjatë historisë, në 50 vjetët e fundit, gërvishtjet janë bërë plagë të thella.
Popullsia botërore është dyfishuar që prej 1970-ës, ekonomia botërore është katërfishuar, ndërsa tregtia ndërkombëtare është rritur dhjetëfish.
Për ta ushqyer, veshur e për t’i dhënë energji kësaj bote që po lulëzon, pyjet janë eksploatuar në një shkallë të pabesueshme, sidomos në zona tropikale.
Mes 1980 dhe 2000, 100 milionë hektarë të pyjeve tropikale u humbën.
Qytetet tona janë zgjeruar në mënyrë rapide, me zonat urbane që janë dyfishuar që prej vitit 1992.
I gjithë ky aktivitet njerëzor po vret speciet në një numër shumë më të madh se që është menduar.
Po ashtu, është gjetur se edhe toka e punueshme është degraduar si asnjëherë. Kjo e ka ulur prodhueshmërinë për 23% .
Ndërkohë, është rritur ndotja nga plastika dhjetëfish që nga viti 1980.
Nga e gjithë kjo, vetëm 3 për qind e oqeaneve janë përshkruar si të lira nga presioni njerëzor më 2014. Peshqit po eksploatohen si kurrë më parë, gjithashtu.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












