Futboll
Rashica shihet si përforcimi më i mirë për Milanin
Ralf Rangnick nuk ka ende kontratë zyrtarisht me Milanin, mirëpo ai pritet ta marrë rolin e trajnerit dhe drejtorit sportiv të klubit. Tashmë thuhet se ai e ka identifikuar Milot Rashicën si lojtarin, të cilin e do në skuadrën e tij të ardhshme.
Milot Rashica ka qenë njëri ndër lojtarët më të spekuluar për të ardhmen e tij gjatë këtij sezoni, pasi që forma e tij e mirë kishte bërë që për të të interesohen shumë klube të mëdha evropiane, në mesin e të cilave Milani dhe Leipzigu, transmeton Gazeta Express.
Rangnick aktualisht e mban pozitën e kreut për zhvillim sportiv në Leipzig, megjithatë ai pritet ta shkëmbejë këtë post për atë të trajnerit të Milanit këtë verë, përcjell albinfo.ch.
Mediumi SID raporton se Rangnick tashmë e ka kontaktuar Rashicën dhe ia ka bërë atij të qartë se e do në skuadrën e Milanit, kur ta marrë vetë drejtimin e kuqezinjve.
Rashica ka klauzolë për shkëputjen e kontratës me Bremenin në vlerë prej 33 milionë funtesh, mirëpo kjo klauzolë do të ulej në 13 milionë funte nëse Bremeni do të binte nga Bundesliga këtë sezon.
Pikërisht rënien e Bremenit nga Bundesliga dhe transferimin e Rashicës për një shumë të ulët e donin shumë klube, si Leipzig e Milani, dhe dëshira e tyre për pak sa s’u plotësua. Megjithatë, të hënën klubi gjerman e fitoi përballjen me Heidenheimin në barazh dhe e siguroi kështu pjesëmarrjen në Bundesligë edhe për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, Rashica pritet të largohet prapëseprapë nga Bremeni gjatë afatit kalimtar të verës, por Leipzigu nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm t’i shpenzojë paratë e nevojshme për ta blerë Rashicën.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














