Kosova
Ramush Hashani dëshiron që prodhimet e Kosovës ti shes në Francë
Në Prishtinë është mbajtur edhe këtë vit Konventa e Veshmbathjeve të e cila ka për qëllimi t’i promovoj prodhuesit e veshmbathjeve të Kosovës dhe për ta mbështetur rritjen e industrisë së veshmbathjeve. Në këtë event kanë pasur mundësi që të shkëmbyen përvojat e tyre prodhuesit kosovarë e investitorë të huaj.
Për të krijuar një bashkëpunim të tillë dhe për të ndihmuar njëkohësisht ekonominë kosovare, biznesmeni Ramush Hashani, i cili vepron në Francë ka zgjedhur vendlindjen e tij për të prodhuar brendin e tij të veshmbathjeve sportive.
E konventën, Hashani e ka shfrytëzuar për të vendosur kontakte me prodhuesit nga Kosova, me qëllim që produktet e tij të prodhohen në Kosovë në mënyrë që më pas të eksportohen në vendet e tjera.
“Mbasi jam i Kosovës, kisha dëshirë me prodhuar këtu në Kosovë e me importuar në Francë, po dhe në Evropë diku tjetër, në Gjermani, Zvicër, Angli. Pse jo edhe në Amerikë e Kanada, sepse tregun e kemi, e dimë se qysh shkojnë punët. Deri tash e kemi punuar me brende të njohura por tash po tentojmë që ta bëjmë një brend tonin sportiv të veshmbathjeve”, ka thënë Hashani.
Për të njëjtin qëllim, në Kosovë ka ardhur edhe francezi Marc Pomarat, i cili është shprehur shumë optimist se do të arrijë bashkëpunim me prodhues vendor. Krahas investitorëve potencial që kishin ardhur nga jashtë, edhe përfaqësues të kompanive vendore kishin interesat e tyre për zgjerim të biznesit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











