Shqipëria
Rama u drejtohet studentëve për dialog
Kryeministri Rama ka bërë thirrje për dialog me studentët, duke kërkuar edhe një takim me ta.
Përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në facebook kryeministri Rama u shpreh se kjo nuk është betejë mes studentëve dhe qeverisë. Pasi siç u shpreh ai janë bashkë në këtë betejë.
Duke iu drejtuar studentëve, kryeministri Rama shprehet se nëse ulen për dialog mund të ketë ulje tarifash, plan konkret për kampusin e Tiranës. si dhe do të shkarkojë Bordet e administrimit, për të cilët tha se do i shkarkojë të gjithë anetarët e zgjedhur nga qeveria, shkruan TopChannel, përcjell albinfo.ch
“Tarifat- Mund të bëjmë më shumë se përgjysmim të tarifave. Përveç përgjysmimit, në bazë të meritokracisë mund t’u ofrojmë falas tarifat (subvencion 100%) atyre që janë në ndihmë ekonomike dhe atyre që janë me 9 dhe 10”, ka thënë Rama.
Ndërsa për Konviktet, ai tha se do ketë plan konkret për kampusin e Tiranës.
“Është bërë konkursi në 2015 dhe Bashkia e Tiranës është gati që të ndërhyjë qoftë për Qytetin Studenti, qoftë për kampusin e ri. Ndërkohë 18 milionë euro për ndërhyrje falë KFV për Qytetin Studenti. Por pse mos te rishikojmë edhe tarifat që paguajnë studentët që jetojnë në konviktet ku nuk është vendosur dorë deri më sot? Do ishte e ndershme, edhe pse nuk është kërkuar nga studentët”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












