Shqipëria
Rama pranon ftesën e Trump, Shqipëria aleate e palëkundur e SHBA-ve
Rama pranon ftesën e Trump për pjesëmarrje në Bordin e Paqes: Shqipëria ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e SHBA-ve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka kthyer përgjigje Presidentit amerikan Donald Trump në ftesën për pjesëmarrje në Bordin e Paqes, përcjell albinfo.ch.
Rama në letrën e publikuar ka shprehur vlerësim për angazhimin e Trumpit dhe udhëheqjen e tij në themelimin e Bordit të Paqes si dhe ka falënderuar për ftesën për të qenë pjesë e tij e po ashtu edhe për ftesën drejtuar Shqipërisë për të shërbyer si anëtare themeluese.
“Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht, e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente.”- ka shkruar Rama në letrën drejtuar Trumpit.
Kryeministri shqiptar ka shkruar po ashtu se duke trajtuar konflitet dhe shkaqet strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencial që të shndërrohet në model transformues të ndërtimit të paqes në nivel globat.
Sipas tij, Bordi i Paqes nuk është konceptuar si forum deklaratash, procedurash dhe përgjegjësish të shtyra në kohë, por si instrument i udhëheqjes dhe përgjegjësisë globale.
Privilegj dhe nder, sipas tij është për të shprehur gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë Bord, të cilin e quajti përpjekje e rëndësishme për t’u bërë pjesë e një angazhimi që synon të përkthejë vizionin në veprim.
“Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare.” ka shkruar Rama.
Ai ka shtuar se populli shqiptar do e kujtojë gjithmonë dhe çmojë vazhdimisht rolin parimor e vendimtar të SHBA-së, drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, në momente kritike të historisë së përbashkët.
Rama ka thënë se rithekson se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah SHBA-së në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit kontruktiv global./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











