Kosova
Rama përplaset me rusët në OKB për Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur një debat të acaruar me palën ruse në Këshillin e Sigurimit derisa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.
Ai ka thënë se Rusia është përpjekur shumë herë të keqpërdorë realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor, specifikisht pavarësinë e Kosovës, transmeton klankosova.tv.
”Historia ka konfirmuar se ata që e panë luftën si një rrugë të shkurtër për të arritur qëllimet e tyre, përfunduan duke u penduar përgjithmonë. Rusia është përpjekur shumë herë të përdorë ose më mirë ta keqpërdor realitetin e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor. Veçanërisht me lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neoimperiale dhe makthin e ngrysur që kanë eksportuar në Ukrainë”, është shprehur Rama, përcjell albinfo.ch.
Rama ka shtuar se Gjykata Ndërkombëtare Penale s’mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh.
”Pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”, ka vazhduar tutje Rama, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














