Uncategorized
Rama për ARD: Do të bashkëpunojmë që mos përsëritet vala e refugjatëve si 2015
Kryeministri Edi Rama nuk e shikon si kërcënim serioz numrin e shtuar të refugjatëve në Shqipëri, por si një “shenjë shqetësuese” që duhet të merren masa prej në fillim.
“Gjatë janarit në Shqipëri u regjistruan 162 refugjatë ilegalë të ardhur nga Greqia, në maj 2311 sosh,” tha Rama për “ARD Wien”. “Deri tani kjo valë e refugjatëve është luftuar me forcat e brendshme, megjithatë që të mos ripërsëritet gabimi i 2015, Europa duhet të përgatitet përpara se situata të përkeqësohet.”
Rama i ka premtuar mbështetje të nevojshme kancelarit austriak Sebastian Kurz, gjatë vizitës në Vjenë, rreth refugjatëve, përcjell albinfo.ch.
Ne nuk duam që personat e ardhur në Shqipëri “vetëm ti transportojmë nga një kufi në tjetrin” por edhe ti trajtojmë me “dinjitet”. Ne do lejojmë aq refugjatë sa të jenë në gjendje të përballen me “pritjet e ligjshme të Austrisë dhe Gjermanisë”, tha më tej Rama.
“Ne jemi gati që ti kushtojmë gjithë resurset tona këtij bashkëpunimi, në njërën anë për të garantuar kufijtë dhe në anën tjetër, për të trajtuar me gjithë respekt gjithë njerëzit. Besoj se kemi gjithë mundësitë dhe resurset, për të parandaluar nëse ripërsëritet gjendja e 2015,” tha më tej plot optimizëm shefi i qeverisë shqiptare.
Edi Rama në fund ka folur edhe për marrëdhëniet tepër të mira mes Tiranës dhe Vjenës, veçanërisht pasi Austria i jep përkhraje maksimale në rrugën euro-integruese të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Austria është një partner i besueshëm,” tha ai.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










