Kosova

Rama: Pas mesnate, çdo e dyta makinë ka armë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me Avokatin e Popullit në Kosovë, Naim Qelaj.

Ai u shpreh se ka marrë informata nga drejtori i Policisë se pas mesnatës në kryeqytet çdo e dyta ose e treta veturë është e armatosur.

“Kam informata, të cilat i mora prej drejtorit të Policisë, ku pas orës 12 të natës, çdo e dyta ose e treta veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur, domethënë ka ose armë zjarri ose thikë. Është alarmante, pse këta njerëz mbajnë armë, për çka, çka dojnë me bo ata, me çka po merren”, tha Rama, përcjell albinfo.ch.

Ai shpreh shqetësimin e tij me mungesën e dënimeve për personat që janë në kërkim.

“Kemi raste sikur kjo që ka ndodhë, ku një person që ka përmbi 50 padi, sillet i lirë edhe me armë, dhe ka qasje të lirë kudo që do, përkundër faktit që ai para 4 muajsh kishte bërë një problem tjetër po të njëjtin vend”, ka thënë Rama në këtë takim, shkruan Ekonomiaonline.