Shqipëria
Rama nuk shqetësohet për ikjen e mjekëve nga Shqipëria
Flota e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës e Shqipërisë u shtua me 32 autoambulanca, në prezantimin e të cilave ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas tij, personeli i urgjencës është dyfishuar në krahasim me pesë vjet më parë, ndërsa shërbimi nuk ka qenë asnjë herë më pranë njerëzve sesa sot.
“Këto autoambulanca nuk janë thjesht taksi që hedhin pacientin te dera e spitalit, por ofrojnë shërbim ambulant”, deklaroi Rama.
Shërbimi i Urgjencës drejtohet nga një mjek i kthyer në Shqipëri, ndërsa Edi Rama foli edhe për fenomenin e bluzave të bardha që largohen nga vendi: “Këtë vit janë punësuar në sistem 153 mjekë dhe 820 infermierë. Dhe të tjerë janë në radhë. Kemi garantuar meritokracinë”, transmeton “TCH”.
Pas janarit, sistemit shëndetësor do t’i shtohen edhe 300 mjekë të rinj specialistë. Kush do të pranojë të punojë jashtë zonës së vet të banimit, do të vijojë të përfitojë financiarisht nga shteti, përcjell albinfo.ch.
“Ne do të vazhdojmë të paguajmë aq sa do të merrnin sikur ta fillonin punën si mjekë në Gjermani që ditën e parë që arrijnë. Aq marrin. Rrogën si çdo mjek dhe mbi rrogën 2000-2500 dollarë në muaj”, u shpreh Rama.
Ata që preferojnë të largohen, nuk e shqetësojnë kryeministrin: “Ne as kemi dhe as do të kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh në sistemin tonë kombëtar shëndetësor”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












