Lajme
Rama me humor: Shqipëria e zëvendëson Britaninë në BE
“Nëse Britania largohet, ne jemi gati ta zëvendësojmë atë. Por, nuk besoj se do të ndodhë kjo”, tha me shaka kryeministri Edi Rama
Një deklaratë “relaksuese” e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka bërë që gjithë salla në samitin e Londrës organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të shkrihet në “gaz”. Rama dha një ide për shpëtimin e Bashkimit Evropian nëse rast nga BB ikë Britania e Madhe. Ai tha se Shqipëria është e gatshme të zëvendësojë Britaninë në BE.
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, dala e Britanisë së Madhe nga BE do të trondiste unionin, që edhe tani është i shënuar nga dallimet në lidhje me emigracionin dhe të ardhmen e eurozonës. Ikja e Britanisë është shkëputja e ekonomisë së dytë më të madhe e po ashtu edhe një nga dy fuqitë kryesore ushtarake, e financiare të BE-së.
Por, udhëheqësit e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq, në një samit në Londër thonë se, ata mendojnë që votuesit britanikë do të zgjedhin të qëndrojnë në bllok në referendumin e ardhshëm.
“Britania nuk do të largohet nga Bashkimi Evropian. Ky është mendimi im”, tha Aleksandar Vuçiq. “Nëse Britania largohet, ne jemi gati ta zëvendësojmë atë. Por nuk besoj se do të ndodhë kjo”, tha kryeministri Edi Rama.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











