Shqipëria
Rama: Imunizimi i të gjithë qytetarëve mund të realizohet para pranverës së ardhshme

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inspektuar nisjen e vaksinimit masiv në sheshin “Skënderbej”.
Rama tha se është i bindur se vaksinimi i të gjithë popullatës do të mundësohet pranverën e ardhshme, por edhe theksoi se mund të realizohet më përpara. Kryeministri theksoi se nuk do të kërkohet një pasaportë vaksinimi nga turistët gjatë sezonit në vend.
“Pasi kemi siguruar sasi të konsiderueshme do të vijojmë punën, besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë i lehtësuar, mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të jetë e vaksinuar gjithë popullata, por mund ta bëjmë edhe më parë. Do të jemi me 4 turne, mos u qani hallin atyre që mezi e kanë pritur këtë ditë sepse ndihen shumë të çliruar psikologjikisht. Jeta e tyre është shtrënguar në mënyrë të jashtëzakonshme, çlirimi i tyre është kënaqësia më e madhe qëkur jam marrë me politikë. Nuk do të kërkohet vaksinimi për turistët”, tha Rama.
Dy çadra të mëdha janë ngritur dhe bërë gati gjatë natës, ku secila ka nga 10 pika vaksinimi për qytetarët. Vaksinimi te sheshi “Skënderbej” ka filluar për moshat mbi 75 vjeç, të cilët janë lajmëruar nga mjeku i familjes.
Në ndihmë të bluzave të bardha janë bashkuar edhe mjekët e Forcave të Armatosura, ndërsa pritet të plotësohet plani ambicioz për të mbyllur vaksinimin në 14 muaj.
Ministrja Manasirliu theksoi se qendra e vaksinimit masiv do të mundësojë kryerjen nga 800 deri në 1000 vaksinime në ditë.
“Planifikohet të kemi 10 poste të vaksinimit, 10 pika të regjistrimit, duke mundësuar kështu një regjistrim të shpejtë të qytetarëve, një kryerje të shpejtë të anamnezës, më pas vaksinimin dhe më pas vendosjen e posteve të postvaksinimit. Këto çadra do të kenë dhe ambiente ruajtje frigoriferike për vaksinat”, tha ministrja.
Me ecurinë e këtij procesi pritet që të ketë një lehtësim të masave në sezonin veror, ndërsa deri në qershor pritet që të kenë marrë vaksinën anti-COVID, 500 mijë qytetarë./TCH
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor