Bota
Qyteti spanjoll pa vetura
Sidoqoftë, ata morën masa për krijimin e parkingjeve nëntokësore dhe të tjerëve në periferi, ku mund të përdorësh makinën, por në një limit prej 30 km/h

Kjo mund të jetë parajsa për shumëkënd. Në Pontevedra (Spanjë), zhurmat e zakonshme të një qyteti spanjoll janë zëvendësuar nga cicërimat e zogjve dhe bisedat mes njerëzve. Këta të fundit, nuk flasin me zë të lartë.
Me thuajse të gjithë trafikun të ndaluar, në këtë qytet nuk ka zhurma motorësh, bori veturash, frikë kur kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Ato që dëgjohen qartë janë cicërimat e zogjve, kërcitjet e lugëve në filxhanët e kafesë dhe zëra njerëzish.
Kryebashkiaku i qytetit ka një filozofi të thjeshtë: pasja e një veture nuk të jep të drejtën të zaptosh hapësirën publike, ndërkohë që kjo e fundit duhet të jetë në dispozicion të të moshuarve apo fëmijëve, shkruan “TCH”.
Vetëm një muaj pasi ai erdhi në pushtet, vendosi që të shndërrojë në zonë tokësore 300 mijë kilometrat katrorë të qendrës mesjetare të qytetit, përcjell albinfo.ch.
Veturat u ndaluan të hynin në qytet dhe parkingjet nëpër rrugë u zhdukën pasi, sipas zyrtarëve lokalë, njerëzit që kërkonin vend për të parkuar veturat shkaktonin edhe pjesën më të madhe të konfuzionit nëpër rrugë.
Sidoqoftë, ata morën masa për krijimin e parkingjeve nëntokësore dhe të tjerëve në periferi, ku mund të përdorësh makinën, por në një limit prej 30 km/h.
Dhe përfitimet janë të shumta. Nuk ka më aksidente në trafik, emetimi i dioksidit të karbonit është ulur me mbi 70%, ndërkohë që numri i banorëve në qytet është shtuar me 12 mijë.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026