Shkurt.ch
Qyteti Rheinfelden fiton çmimin “Wakkerpreis”
Rheinfelden-i «e tregon në mënyrë shembullore se si cilësia e jetës mund të rrite në një qytet edhe përmes komunikimit me nivel përtej kufijve"
«Wakkerpreis» është një çmim që institucioni zviceran për mbrojtjen e monumenteve (Heimatschutz) ia ndan për çdo vit një qyteti të vendit. Me atë rast ai vlerëson kualitetin e jetës, planifikimin hapësinor, ruajtjen e monumenteve etj.
Për vitin 2016, çmimin «Wakkerpreis» e ka fituar qyteti Rheinfelden, në kantonin Aargau, që është në kufi me Gjermaninë, nga e cila e ndan lumi Rajna (Rhein), prej nga ka marrë dhe emrin.
Në rastin e këtij qyteti, komisioni që ndan çmimin ka vlerësuar lart sidomos faktin se si Rheinfelden-i «e tregon në mënyrë shembullore se si cilësia e jetës mund të rrite në një qytet edhe përmes komunikimit me nivel përtej kufijve”.
Qyteti i vjetër, ndërtimet e reja dhe hapësirat e gjelbra janë lidhur në mënyrë optimale mes vete përmes një rrjeti të shtigjeve për këmbësorë dhe për biciklistë. E gjkithë kjo falë planifikimit hapësinor largpamës”.
Ajo që ngre veçanërisht peshë për «Heimatschutz» në rastin e ndarjes së këtij çmimi është bashkëpunimimi i ngushtë me qytetin matanë lumit, në Gjermani, që ka të njëjtin emër. Autoritetet dhe adminstratat e qyteteve në këtë anë dhe në anën tjetër të Rajnës këmbehen mes vete në mënyrë periodike.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











