Shkurt.ch
Qyteti me transportin publik më të ngarkuar në Zvicër
Në Cyrih, masa e atyre, të cilët shfrytëzojnë transportin publik është 65 për qind. Më pas vijnë Berna (55 për qind), Thalwil (53), Bazel dhe Lausanne (52 për qind), përcjell albinfo.ch.
Numri i atyre që udhëtojnë me tren në Zvicër është dyfishuar në 40 vjet. Megjithatë, nga ana tjetër, raportohet për më shumë vetura në rrugët zvicerane.
Në qytete të mëdha dominon në mënyrë të qartë transporti publik. Kështu tregon një vlerësim i Shoqatës së Qyteteve të Zvicrës dhe Zyra Federale e Statistikave.
Pjesa e trafikut të motorizuar me vetura private është 54 për qind, ndërsa transporti publik, sipas statistikave, vjen me 30 për qind.
Situata është e ndryshme në qytetet e populluara. Statistikat flasin se përqindja e udhëtarëve me vetura është 25, ndërsa pjesa e transportit publik është me 53 për qind.
Në Cyrih masa e atyre, të cilët shfrytëzojnë transportin publik është 65 për qind. Më pas vijnë Berna (55 për qind), Thalwil (53), Bazel dhe Lausanne (52 për qind), përcjell albinfo.ch.
Kështu, sipas statistikave, qytetet zvicerane ndryshuan nga viti 2012 deri në vitin 2014, kur mesatarisht gjatë ditës 166.075 njerëz hyjnë për të punuar në Cyrih, por vetëm 72.326 largohen nga qyteti.
Në qytetet e mëdha me më shumë se 100.000 banorë një e katërta e tyre udhëtojnë me makina, ndërsa mesatarisht 53 për qind e popullsisë e shfrytëzojnë transportin publik.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












