Lajme
Qyteti më i ftohtë në botë
Quhet Yakutsk, kryeqytetin e Yakutisë, në Rusi. Banorët e këtij qyteti të largët siberian përballen me temperatura nën -34 gradë celcius që nga 8 dhjetori, me mërkurin në termometër që ra deri në -50.6 gradë celcius më 19 janar, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se qyteti ka shënuar një rekord të ri, me temperaturën që ka qëndruar nën -40 gradë për thuajse dy muaj rresht. Me një popullatë prej rreth 300 mijë banorësh, Yakutsku është qyteti më i madh në botë i ndërtuar mbi acar të përhershëm. Ndërsa për shumë kënd, moti me temperatura nën zero do të garantonte ndonjë ditë me borë, për fëmijët që jetojnë atje çdo temperaturë mbi -40 gradë celcius konsiderohet e ftohtë, por jo shumë…
Theksohet se shkollat atje mbyllen vetëm kur temperaturat shkojnë në -55 gradë celcius, me përjashtim të kopshteve që mbyllen nëse mërkuri bie në -50 gradë. Ndërsa për të rriturit, bëhet fjalë për normalitet.
Shumëkush do të mendonte se një mot i tillë do t’i bënte banorët të etur për verën, kur temperaturat janë më të arsyeshme, rreth 18.5 gradë celcius. Por rezulton që banorët e Yakutskut preferojnë dimrin.
Yakutsku është qyteti më i ftohtë mbi tokë, ai nuk është vendi i banuar më i ftohtë mbi tokë. Ky nder i takon një fshati fqinj, Oymyakon, ku jetojnë rreth 500 banorë.
“Poli i të ftohtit” mban rekordin për temperaturën më të ulët të dokumentuar ndonjëherë në një vend të banuar, një acar prej -77.2 gradësh celcius.

E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














