Bota
Qytetet që ‘rrezikohen’ nga turistët
Më 2018, 1.4 miliardë njerëz kanë vendosur të bëjnë pushime
Çdo vit, Roma vizitohet nga më shumë se 15 milionë turistë.
Kjo shifër, bashkë me ato që vijnë nga të tjera kryeqytete të botës e që parashikohet të rriten më tej, kanë bërë që OKB të hartojë një listë me nëntë qytete që rrezikojnë mbipopullimin nga turistë dhe e gjithë kjo bëhet alarmante pasi shërbimet e papërshtatshme, trafiku i shtuar dhe mungesa e strukturave pritëse, kërcënojnë banorët lokalë.
Përveç Romës, në listë janë edhe Amsterdami, Barcelona, Praga, Parisi, Stokholmi, San Francisko, Toronto dhe Vankuveri, transmeton TCH.
Më 2018, 1.4 miliardë njerëz kanë vendosur të bëjnë pushime, përcjell albinfo.ch.
54 përqind e tyre kanë vendosur të vizitojnë një qytet. Sipas raportit të kombeve të bashkuara, në më pak se 10 vite, ky numër është i destinuar të shkojë në kuotën e 2 miliardëve.
Problemi i mbifrekuentimit nga turistët, prek edhe qytete të tjera. Një nga të parët që ka lëshuar alarmin, vite më parë, ka qenë Venecia. Një qytet unik në bukurinë e tij, perla brenda një lagune, prej vitesh rrezikon të pësojë kolaps, pikërisht për shkak të numrit të madh të turistëve. Nga janari, Venecia planifikon të vendosë edhe një taksë për zbritjen e turistëve në tokë.
Edhe Amsterdami, tjetër kryeqytet që konsiderohet në rrezik, ka njoftuar se do të marrë masa. Ndërsa në Barcelonë, fenomeni ka shkaktuar një revoltë të vërtetë. Ka patur shumë manifestime të qytetarëve, me thirrjet “Kthehuni në shtëpitë tuaja, mos shkatërroni qytetin tonë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









