Lajme
Qytetet më të bukura në botë, që duhet t’i vizitoni të paktën një herë
Ekzistojnë disa qytete të cilat duhet të vizitohen njëherë në jetën tuaj.
10.Bryzh
Bryzh është qyteti më i madh në provincën Flanders në Belgjikë. Edhe pse është një qytet i vogël, ka një bukuri të madhe. Në gjithë botën, ai është ndër qytetet që i ka mbrojtur më mirë monumentet e periudhës së mesjetës. Ai është ndër qytetet më të vizituar.
9. Budapest
Ky është një qytet hibrid, i cili është krijuar nga bashkimi i tre qyteteve, Buda, Pest dhe Obuda. Ai është qyteti më i madh dhe ndër qytetet më të bukura në botë. Ai është i ndarë në dy pjesë nga lumi Danub dhe ka ndërtesa të neo-rezistencës.
8. Roma
Roma është kryeqyteti i Italisë dhe qëndron mbi shtatë kodra. Ajo ka shtëpitë dhe kishat më të vjetra në botë. Ndërtesat e saj nuk janë vetëm të vjetra, por edhe të bukura. Qendra e saj historike është e shënuar nga UNESCO si një Site i Trashëgimisë Botërore. Monumentet dhe muzetë e tillë si: Muzetë e Vatikanit dhe Koloseu janë ndër destinacionet më të vizituara.
7. Firence
Firence është kryeqyteti i Toskanës dhe Provincës së Firencës. Ai është ndër qytetet më të populluar në Itali dhe njihet si djepi i artit dhe arkitekturës. Firence quhet si një nga qytetet më të bukura të botës falë monumenteve të shumta historike dhe muzeve të saj, si për shembull Katedralja Santa Maria del Fiore, Galleria degli Uffizi etj.
6. Amsterdam
Ky është gjithashtu një qytet shumë i bukur. Ai është kryeqyteti i Holandës. Secila nga shtëpitë kualifikohet si një monument. Ato shërbejnë si zyra, kafene, restorante dhe janë të kombinuara aq mirë më njëra-tjetrën sa i japin Amsterdamit një pamje madhështore.
5. Rio de Zhaneiro
Njerëzit thonë se Perëndia e krijoi botën në gjashtë ditë, për t’iu përkushtuar krijimit të Rio de Zhaneiro-s. Ai ka një arkitekturë thuajse perfekte dhe peisazhe të mrekullueshëm.
4. Lisbona
Lisbona është kryeqyteti i Portugalisë dhe një nga qytetet më të mëdha. Ajo ndodhet në perëndim të vendit, në një pikë ku lumi Tagus derdhet në Oqeanin Atlantik. Pjesën perëndimore të qytetit kryesisht e zë Monsanto Forest Park, një prej parqeve më të mëdha urbane në Evropë. Lizbona është në krye të qyteteve më piktoreske.
3. Praga
Ajo është kryeqyteti i Republikës Çeke . Ky qytet është i njohur për ruajtjen e monumenteve para-historike dhe në ndërtimin e urave madhështore.
2. Paris
Ai është kreqyteti i Francës. Lumi Sena e ndan qytetin në dy pjesë. Parisi është një nga qendrat kryesore të biznesit, kulturës, shkencës dhe artit në botë. Një ndër monumentet më të famshme të tij është Kulla Eifel, e cila është edhe një nga shtatë mrekullitë e botës.
1. Venecia
Ai është një qytet në pjesën verilindore të Italisë. Ai ndryshe mban emrin La Serenissima që do të thotë E Qeta. Venecia është me të vërtetë një nga qytetet më të bukur në botë. Aty janë luajtur shfaqje të shumta dhe pothuajse pjesa më e madhe e tyre janë romantike./ TO/ *Fotot nisin nga Bryzh e para, dhe Venecia e 10-ta në radhë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













