Bota
Qytetet evropiane ballafaqohen me nivele të larta të ndotjes së ajrit

Qytetet nëpër Evropën Jugore janë duke përjetuar nivele të larta të ndotjes së ajrit të shkaktuara nga një periudhë e zgjatur e motit të thatë me diell dhe erërave të lehta.
Ambientalistët e kanë përshkruar situatën si një “urgjencë smogu”.
Përkohësisht është ndaluar qarkullimi i automjeteve me naftë në qytetet kryesore italiane, përfshirë Romën, në përpjekje për të ulur ndotjen. Kufizimet, të cilat do të jenë në fuqi gjatë tre ditëve të ardhshme, pritet të prekin rreth një milion automjete.
Së paku nëntë nga 13 zonat në Romë që monitorojnë lëndën e grimcave – një pluhur i imët i njohur si PM10 – kanë regjistruar nivele më të larta se sa kufiri ligjor gjatë kësaj jave.
Grupet mjedisore janë ankuar se Këshilli i Qytetit të Romës ka qenë shumë i ngadaltë në ndërmarrjen e veprimeve në lidhje me rezultatet e raportuara.
Në Bosnjë e Hercegovinë protestuesit kanë dalë në rrugë në maska, duke kërkuar veprime nga qeveria.
Në Sarajevë zyrtarët e qeverisë kanë mbajtur takime urgjente për të diskutuar masat për të frenuar ndotjen.
Sarajeva është ndër qytetet që kanë regjistruar disa nga nivelet më të këqija të ndotjes së ajrit ditët e fundit, së bashku me kryeqytetet e Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Në Serbi, ku qeveria mbajti një takim urgjent të mërkurën, banorët u paralajmëruan të qëndrojnë brenda dhe të shmangin aktivitetin fizik, veçanërisht ata me kushte shëndetësore si astma.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti