Lajme
Qiratë në rritje, në qytetet zvicerane
Me gjithë ndikimin ekonomik të pandemisë koronavirus, qiratë në qytetet e Zvicrës kanë vazhduar të rriten gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2020.
Shifrat e reja kanë shfaqur popullaritetin e qëndrueshëm të qyteteve të Zvicrës, me rritjen e kostove të qirave.
Marrja me qira në gjithë Zvicrën kushton 0.4 për qind më shumë se sa në fillim të vitit, por ka dallime të dukshme midis zonave rurale dhe urbane.
Shifrat vijnë nga Zürcher Kantonalbank (ZKB) dhe nga platforma e internetit homegate.ch.
Studimi mori në konsideratë ndryshimet mujore në çmimet e qirave për apartamente të reja dhe të përdorura në Zvicër.
‘Homegate’ tha që studimi tregoi se ndikimi i përhapjes së koronavirusit ishte më pak i rëndësishëm sesa pritej.
Në kantonin e Gjenevës çmimet janë rritur me 4.5 për qind nga fillimi i vitit.
Ritje të konsiderueshme prej 3.8 për qind ka edhe në Gjenevë dhe një rritje prej 1.5 për qind në Cyrih.
Rënia më e madhe ishte në Obwalden dhe Nidwalden, ku qiratë ranë me -0.5 për qind.
Qiratë në Graubünden dhe Basel Country ranë me -0.4 për qind, ndërsa me -0.3 për qind në Ticino, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri













