Kosova
Edhe ushtarë të Kosovës aplikojnë për viza pune në Gjermani
Në mesin e 56 mijë qytetarëve të Kosovës që kanë aplikuar në ambasadën e Gjermanisë për viza pune, qindra prej tyre raportohet se janë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Aplikimet e shumta të ushtarëve të FSK-së për të ikur nga Kosova i ka konfirmuar për Albanian Post edhe një burim brenda Ministrisë së Mbrojtjes.
“Gjithmonë ka pasur aplikime të shumta”, ka thënë burimi, i cili e ka pranuar që ky numër i lartë është shqetësim i ngritur prej kohësh brenda ministrisë.
“Shqetësuese ka qenë gjithmonë. Ka djem që e kanë përfunduar masterin e janë ushtarë”, prej atyre që duan të largohen nga Kosova.
Për numrin e madh të ushtarakëve të FSK-së që duan të largohen merret vesh se edhe Ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, e ka njoftuar ministrin e Mbrojtes, Armend Mehaj.
Duke pasur si shqetësim këtë largim të ushtarëve të FSK-së, burimi brenda ministrisë ka thënë se po “merren hapa për t’ua rritur pagat dhe nuk do të ketë ushtarë nën 500 euro pagë”. Mësohet se kjo ishte edhe arsyeja përse Ministria e Mbrojtës do ta bëjë edhe një analizë për të parë moralin e ushtarëve të FSK-së.
Zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështjeje.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












