Koronavirusi: çast pas çasti
Qindra tableta mbërrijnë në Shqipëri, ndihma nga “Ecolog International”
Nisma solidare e kompanisë “Ecolog International” dhe familjes së filantropit Lazim Destani, vazhdon edhe në Shqipëri. Qindra tableta do të shpërndahen për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të familjeve në nevojë, të cilët në këto kushte të krijuara nga pandemia duhet të ndjekin mësimin on line në programet dhe platformat e ofruara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri.
Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se kjo iniciativë është zhvilluar brenda disa javësh, në bashkëpunim me institucionet shtetërore përgjegjëse për arsimin, të cilat kanë siguruar evidencën e familjeve me vështirësi ekonomike.
Filantropi, njëkohësisht anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani, falënderoi institucionet shtetërore për mbështetjen e ofruar, ndërsa thekson se donacionet të tilla do të zhvillohen edhe në të ardhmen.
Deri tani Ekolog ka ndihmuar me pajisjet elektronike për zhvillimin e mësimit on line fëmijë në Maqedoni dhe Kosovë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











