Shkurt.ch
Qeveria zoton 11.5 miliardë franga për hekurudhat
Këto para do të derdhen në veçanti për përmirësimin e ofertës hekurudhore në linjat e stërngarkuara me udhëtarë
Këshilli Federal i Zvicrës planifikon që për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit hekurudhor deri në vitin 20135 të ndajë 11.5 miliardë franga. Këto para do të derdhen në veçanti për përmirësimin e ofertës hekurudhore në linjat e stërngarkuara me udhëtarë. Në këtë drejtim është parë qarkullim trenash prej katër herë në orë (në çdo 15 minuta) në linjën Cyrih-Bernë dhe anasjelltas. Po ashtu është menduar edhe për një rritje të ofertës në relacionin Lozanë-Gjenevë.
Në mesin e projekteve të mëdha të parapara për këtë periudhë hyn edhe ndërtimi i tunelit në Brütten, në linjën Cyrih-Winterthur dhe etapa e dytë e tunelit bazik në Zimmerberg (po ashtu Kantoni i Cyrihut).
Ndërkaq, Këshilli Federal synon përmirësime edhe në transportin hekurudhor të mallrave, duke i futur në qarkullim lidhjet e ashtuquajtura “express”. Nga ana tjetër është shtyrë zgerimi i tunelit në Lötscberg.
Duke iu drejtuar mediave, ministrhja e transportit, Doris Leuthard sot ka thënë se Zvicra investon në hekurudha shumë më tepër se cilido shtet fqinj i saj.
Propozimet e përmendura, të bëra nga Këshilli Federal do të shkojnë për procedim në parlament deri nga mesi i janarit të vitit 2018.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










