Shkurt.ch

Qeveria vendos uljen e çmimeve të çerdheve për fëmijë

Me këtë shumë të parave gjatë pesë viteve në vijim do të ulen çmimet e vendeve në çerdhet e fëmijëve dhe do të përshtaten ofertat e përkujdesjes për fëmijë me nevojat e prindërve

Ashtu sikurrse kishte vepruar Dhoma e Kantoneve më parë, edhe ajo nacionale sot është pajtuar me shumicë votash që të zbritet  çmimi për strehimin e fëmijëve në çerdhe. Kjo duhet të mundësohet me paratë që do të rrjedhin nga fondet e federatës.

Për këtë qëllim Dhoma Nacionale e ka miratuar kreditin prej 97 milionë frangash, të caktuar nga Këshilli Federal (qeveria), shkruan srf.ch.

Me këtë shumë të parave gjatë pesë viteve në vijim do të ulen çmimet e vendeve në çerdhet e fëmijëve dhe do të përshtaten ofertat e përkujdesjes për fëmijë me nevojat e prindërve.

Dhoma e Kantoneve (Senati) e kishte miratuar këtë kredi në një mbledhje të tij në muajin mars.

Për shkak të çmimit shumë të lartë të vendeve në çerdhe të fëmijëve, shumë gra zvicerane të arsimuara mirë dhe që kanë fëmijë, heqin dorë nga punësimi, transmeton albinfo.ch. Qeveria dhe Parlamenti me këtë hap synojnë të ndryshojnë këtë gjendje për të mirë.

Këshilli Federal kishte propozuar më herë subvencione të reja në kuadrin e iniciativës së vet për fuqi punëtore profesionale.

Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës e ka votuar kredinë e kërkuar  me 114 vota pro dhe 67 kundër.