Shkurt.ch

Qeveria: Thuani jo iniciativës për të paguar rroga pa punuar!

Ministri i brendshëm Alain Berset ka thënë se njerëzit me të ardhura të ulëta nuk do të gjenin motiv pune në rast se të tjerët do të paguheshin pa qenë duke punuar

Këshilli Federal i Zvicrës i rekomandon trupit zgjedhor që të hedhë poshtë me votën e tij «Iniciativën për të ardhura bazë të pakushtëzuara». Votimi për këtë iniciativë do të zhvillohet më 5 qershor.

Më konkretisht, bartësit e iniciativës kërkojnë që çdo njeri në Zvicër, pavarësisht faktit se nuk punon, të marrë nga shteti një shumë të caktuar të hollash, shkruan nzz.ch. Kjo shumë duhet të sigurojë një «jetë të dinjitetshme» për secilin pjesëtar të shoqërisë, gjegjësisht mundësinë për të participuar në jetën shoqërore e kulturore të vendit.

Si bazë është propozuar shuma 2500 franga për një person të rrutur n dërsa rreth 600 franga për të miturit, transmeton albinfo.ch

Ministri i brendshëm Alain Berset duke argumentuar kundër kësaj iniciative ka thënë se njerëzit me të ardhura të ulëta nuk do të gjenin motiv pune në rast se të tjerët do të paguheshin pa qenë duke punuar. Në këtë mënyrë ekonomia do të humbiste një pjesë të madhe të fuqisë punëtore. Mbi të gjitha, sipas Berset, shtetit kjo do t`i shkaktonte shpenzime plotësuese prej 25 miliardë frangash.