Lajme
Zvicër: Qeveria rrit mbikëqyrjen me kamera në qendrat e azilit
Mbikëqyrja me kamera do të zgjerohet në qendrat federale të azilit gjatë muajve të ardhshëm, me më shumë kamera që instalohen në zonat e jashtme dhe të brendshme të ndërtesave. Jo të gjithë pajtohen se kjo do të përmirësojë sigurinë, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Sekretariati Shtetëror i Migracionit (SEM) shpreson se kamerat shtesë do të ofrojnë më shumë siguri.
“Nga njëra anë, ne duam më shumë siguri në zonat e jashtme, në mënyrë që të mos hyjë askush që nuk lejohet të futet. Nga ana tjetër, kjo ka të bëjë edhe me zonat e brendshme. Në një strehim kolektiv mund të ketë tensione, kështu që ne gjithashtu kemi imazhe të disponueshme nga atje”, tha Reto Kormann, nënkryetar i SEM i komunikimeve, në një raport nga radio publike zvicerane të hënën.
Vitin e kaluar SEM regjistroi më shumë incidente të dhunshme në 14 qendra të përhershme federale të azilit në vend sesa në vitin 2019. Numri i sulmeve u rrit nga rreth 370 në rreth 490, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










