Shkurt.ch

Qeveria, për anulimin e Iniciativës për jetësimin e dëbimit

Këtë iniciativë, SVP/UD e ka marrë si përgjigje ndaj tendencave "për zbutje" të rezultatit të një iniciative të mëhershme për dëbimin e të huajve me dosje krimi

Këshilli Federal i Zvicrës i ka kërkuar parlamentit që të shpallë të pavlefshmepjesë të „iniciativës për zbatim” të cilën e ka ndërmarrë SVP/UDC-së si përgjigje ndaj tendencave për zbutje të rezultatit të një iniciative të mëhershme për dëbimin e të huajve me dosje krimi.

Sipas ekzekutivit të vendit, një pasus i tekstit të iniciativës përbën shkelje të të drejtës ndërkombëtare, të cilës i nënshtrohet edhe Zvicra. Ky pasus që ka të bëjë me rasttet kur ndalohet zbatimi i dëbimit të të huajve nga Zvicra. Për këtë arsye popullit duhet t`i jepet për votim vetëm teksti i iniciativës nga i cili është hequr ky pasus.

Pasi që iniciativa ka për qëllim jetësimin e drejtpërdrejtë të iniciativës së votuar më parë për dëbimin e të huajve, kjo e undit bën listën e detajuar të delikteve për të cilat i huaji duhet të dëbohet , bën të ditur srf.ch.

Ndryshe nga qeveria, mbetet e paqartë nëse edhe parlamenti do të votojë për anulimin e pjesshëm të iniciativës së përmendur. Komisioni përgatitor i Dhomës Nacionale dëshiron që iniciativa për dëbim, e votuar para sa vitesh nga populli, duhet të bartet fjalë për fjalë në ligjin përkatës. Dhe, nëse do të bëhej kështu, atëherë edhe SVP/UDC do ta tërhiqte iniciativën e re, për zbatim.

Rastet kur parlamenti shpall të pavlefshme një iniciativë nuk janë të shpeshta. Deri më tash ai i ka shpallur të tilla vetëm katër iniciativa .