Lajme

Qeveria paguan sakrificën e policëve, lë anash qytetarët

Qeveria e Maqedonisë ka ndarë më shumë para për policët që kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur, se sa për shtëpitë e demoluara të shqiptarëve

Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim t’ua kompensojë sakrificën të gjithë atyre që ranë, u plagosën dhe morën pjesë në përleshjen e armatosur në Kumanovë. Derisa për vrasjen secilit policë do të ndahen nga 70 mijë euro, për plagosjen në detyrë janë ndarë nga 13-40 mijë euro, varësisht nga plaga. Për pjesëmarrje në konflikt janë ndarë nga 5 mijë euro për secilin policë, kurse për objektet e dëmtuara vetëm nga 1600.

Sipas zyrtarëve qeveritar, kjo është vetëm një ndihmë fillestare për familjet me shtëpi të dëmtuara.

Qeveria e Maqedonisë po ashtu ka vendosur që kompensim t’u jap edhe mjekëve që kanë ndihmuar policët e plagosur dhe për ta do të shkojë si kompensim një rrogë e plotë.

Anëtarëve të Njësisë për Operacione Speciale dhe anëtarët e Njësisë për ndërhyje të shpejtë që ishin të përfshirë në operacionin e policisë në Kumanovë do t’u jepet kompensim financiar në vlerë prej 10 mijë euro për anëtar.

Anëtarëve të njësisë së helikopterëve që morën pjesë në aksion edhe profesionistëve nga shtabi të cilët kanë udhëhequr aksionin në Kumanovë tu jepet kompensim financiar në vlerë prej 10 mijë euro për anëtar.

Komisioni është vendosur që në afat prej 7 ditëve të dal në terren dhe të grumbullojë të dhënat që më pas menjëherë t’ia dorëzojë Qeverisë. Komisioni do të përbëhet nga përfaqësues të Qeverisë dhe komunës së Kumanovës. Qeveria ka vendosur siç thuhet të kompensojë për 100 për qind dëmin e vlerësuar.

Ndryshe, rreth 100 shtëpi janë demoluar gati tërësisht në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Edhe mediat e huaja raportojnë gjendjen në Kumanovë, ndërsa është agjencia Reuters, e cila thotë se Lagjen e shqiptarëve e ka goditur cunami.

“Lagja e Trimave” në Kumanovë duket sikur të jetë goditur nga një cunami, rrugët kanë mbetur shkatërruara dhe muret e rrëzuara nga artileritë e rënda ushtarake të njësitit anti-terrorizëm të forcave speciale maqedonase”,shkruan Reuters.