Shkurt.ch
Qeveria: Në bileta të tregohet sasia e CO2, të emetuar nga secili aeroplan
Kompanitë ajrore matjen e emetimit të CO2 duhet ta bëjnë përmes një metode unike dhe kjo të figurojë në mënyrë të detyrueshme në biletat e aeroplanëve
Në të ardhmen, secilit person që blen një biletë aeroplani, do t`i tregohet se sa CO2 (dioksid karboni) ka shkaktuar fluturimi konkret, shkruan srf.ch.
Një qëndrim të tillë e ka shprehur Këshilli Federal i Zvicrës, në kuadër të përpjekjeve të gjithanshme për uljen e normës së emetimit të CO2 që vjen si rezultat i fluturimit të aeroplanëve.
Kompanitë ajrore do të duhej që, me të renë, matjen e emetimit të CO2 ta bëjnë përmes një metode unike dhe kjo të figurojë në mënyrë të detyrueshme në të gjitha biletat e aeroplanëve, transmeton albinfo.ch. Ndërsa deri tani, pasagjerët e interesuar kanë pasur mundësi të kërkojnë në internet për të gjetur një llogaritës të këtij emetimi.
Metoda e ndjekur nga këta llogaritës nuk është unike, arsyeton Këshilli Federal. Për këtë arsye ai i rekomandon Parlamentit që të miratojë mocionin përkatës të deputetit të FDP-së, Jacques Burgeois, i cili ka kërkuar sa u shkrua më lart.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











