Lajme
Qeveria miraton nismën për aderim në INTERPOL
Kryeministri tha se sivjet janë shanset e mira pasi që punët janë bërë dhe përkrahja ekziston, ndërsa shprehu besimin që në shtator do të ketë vendim pozitiv për anëtarësim
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e ka miratuar nismën për aderimin e Kosovës në oraganizatën nderkombëtare të policisë kriminale – INTERPOL. Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, tha se kjo është një nismë tepër e rëndësishmë për Kosovën dhe antarësimin në Interpol.
Ai tha se sivjet janë shanset e mira pasi që punët janë bërë dhe përkrahja ekziston, ndërsa shprehu besimin që në shtator do të ketë vendim pozitiv për anëtarësim.
Ndryshe, ditë më parë edhe vet ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Kosova do të mund të anëtarësohet në INTERPOL, pasi që sipas tij në mbledhjen e INTERPOL-it që do të mbahet në shtator në Kinë, përveç Kosovës, anëtarësim kanë kërkuar edhe Palestina dhe Ishujt Solomon. “Si mund të themi ne votoni për Palestinën, por jo edhe për Kosovën”, ka thënë Daçiq.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













