Lajme
Qeveria: MSH-ja është e përfshirë në situatën emergjente në Veri të Kosovës
Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe ajo e Zveçanit janë futur në karantinë për shkak të rasteve pozitive që janë shfaqur me Covid-19.
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë për klankosova.tv se Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e përfshirë në situatën emergjente të shëndetit publik në Komunën Veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan.
“Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Vitia, është në kontakt të rregullt dhe të vazhdueshëm me kryetarët dhe autoritetet përgjegjëse në këto komuna”.
Ai deklaroi se institucionet e përfshira janë në koordinimin të plotë dhe bashkëpunim të ngushtë me qëllim të tejkalimit sa më parë dhe sa me lehtë të pandemisë së koronavirusit.
“Ky virus nuk njeh as racë, as etni, prandaj edhe trajtimi i tij nuk duhet të bëhet me ato baza”.
“Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e të gjitha masave të vendosura pas situatës se krijuar me COVID 19, të cilat kanë për qëllim të parë dhe të vetëm ruajtjen e shëndetit e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim”, theksoi Kryeziu, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur














