Bota
Qeveria Merkel nuk do të rrëzohet

Partitë në pushtet në Gjermani ishin në rënie në zgjedhjet evropiane, çka ushqeu spekulimet se qeveria e Angela Merkelit mund të rrëzohet.
Por sondazhet më të fundit të opinionit tregojnë se gjermanët e duan qeverisjen aktuale dhe kërkojnë që CDU/CSU dhe SPD të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku.
Koalicioni i madh qeverisës i vendit sa vjen e bëhet më i lëkundur, megjithatë zgjedhësit dëshirojnë që ai të mbetet në pushtet deri në vitin 2021.
Anketimi i Trendbarometer, i publikuar nga televizioni privat RTL, tregoi se vetëm një të tretat e personave të intervistuar mendonin se ky koalicion duhet të marrë fund, transmeton TCH.
59% ishin të bindur se partitë në fjalë duhet të jenë bashkë deri në fund të mandatit. Në favor të rrëzimit të koalicionit rezulton të kenë qenë vetëm mbështetësit e partisë të ekstremit të djathtë, AFD, përcjell albinfo.ch.
Partitë në pushtet, në Gjermani patën një performancë shumë larg pritshmërive në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, por më i thellë problemi ishte për socialdemokratët e qendrës së majtë, të cilët në fakt, janë duke e vuajtur prej vitesh një erozion të mbështetjes, madje që përpara se të bashkonin një qeveri me Merkelin.
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj