Shkurt.ch
Qeveria, masa detyruese kundër diskriminimit në paga të grave
Ndërmarrjet që kanë ë paku 50 të punësuar detyrohen të bëjnë kontrollime të rregullta të pagave dhe t`i verifikojnë ato
Këshilli Federal me synimin për të luftuar diskriminimin e femrave në punë planifikon të vendosë masa obliguese në këtë drejtim. Kjo marrje masash merret në konsiderim pasi që një dialog vullnetar mbi pagat që po zgjat prej pesë vitesh nuk ka treguar rezultate konkrete.
Janë disa masa që do të ndërmarrë qeveria e vendit për të zvogëluar diferencën në paga në mes të gruas dhe burrit. Në mesin e tyre është ajo që ndërmarrjet që kanë ë paku 50 të punësuar detyrohen të bëjnë kontrollime të rregullta të pagave dhe t`i verifikojnë ato. Në rast se pas analizave do të konstatohet ekzistimi i dallimeve të theksuara të pagave në mes të gjinive, vetë ndërmarrjet obligohen që të marrin masa.
Barazia në paga në mes të grave dhe meshkujve është e siguruar në kushtetutën federale dhe në ligjin për barazinë por në praktikë femrat marrin mesatarisht paga dukshëm më të ulëta se meshkujt për punën, pozitën dhe profesionin e njëjtë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












