Maqedonia
Qeveria maqedonase fton mërgimtarët për të investuar
Qeveria do të kërkojë mënyrë për t’i motivuar mërgimtarët të investojnë në Maqedoni.
Përveç që do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet e parapara me Propozim-ligjin për mbështetje financiare në investime, planifikohet motivim shtesë, i cili si modalitet, do të futej ose në atë pjesë të ligjit ose në Planin për rritje ekonomike, shkruajnë mediat shqiptare të Maqedonisë.
“Po punojmë në atë, si të realizohet mbështetja edhe për qytetarët të cilët punojnë jashtë vendit. Dëshirojmë t’i motivojmë të kthehen në Maqedoni dhe këtu të hapin biznese”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas takimit me anëtaret e Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore (OEMVP), përcjell albinfo.ch.
Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha, theksoi se është e rëndësishme që plani për rritje ekonomike të realizohet në mënyrë transparente dhe të formohet organ që do ta ndjekë realizimin e mbështetjes dhe të vendosen sanksione për parregullsitë e mundshme.
Bekteshi dhe Hoxha njëherit u bënë thirrje deputetëve që sa më parë të miratojnë ligjin, në mënyrë që kompanitë të mund t’i marrin subvencionet.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










