Shkurt.ch
Qeveria, kundër prangave elektronike për të huajt që duhet të dëbohen
Këshilli Federal i ka rekomanduar Parlamentit që të hedhë poshtë mocionin me përmbajtjen përkatëse që e ka bërë deputeti i FDP-së nga Valisi, Philippe Nantermod
Lidhja e prangave elektronike në vend të mbajtjes në burgun për dëbim të personave të cilëve u është shqiptuar masa e dëbimit nga Zvicra, është një ide të cilën Këshilli Federal e kundërshton me vendosmëri. Kështu, qeveria e vendit i ka rekomanduar Parlamentit që të hedhë poshtë mocionin me përmbajtjen përkatëse që e ka bërë deputeti i FDP-së nga Valisi, Philippe Nantermod, shkruan srf.ch.
Autori i mocionit në fjalë kishte argumentuar se prangat elektronike të këmbëve janë një alternativë më e lirë dhe më e respektueshme në krahaism me burgun për dëbim, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal, ndonëse e përshëndet idenë, mendon se kjo nevojitet që fillimisht të shqyrtohet në bashkëveprim me kantonet.
Veç kësaj, një person të cilit i janë vendosur prangat elektronike vërtet mund të kontrollohet në mënyrë që të mos e braktisë vendbanimin aktual, thuhet në argumentimin e qeverisë por me këtë nuk mund të evitohet rreziku i kalimit të tij në ilegalitet.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










