Bota
Qeveria italiane kërkon njësi krize për ndarjen e barrës së migrantëve.
Italia ende po mundohet të gjejë zgjidhje në lidhje me migrantët
Qeveria italiane ka propozuar që Bashkimi Europian të ngre një njësi krize për të koordinuar ndarjen e barrës së migrantëve që vijnë nga deti mes shteteve të ndryshme të BE-së.
Mediat italiane kanë raportuar se kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka thënë se kjo ide atij i kishte ardhur pasi iu desh të bindte personalisht vende të tjera të BE-së që të pranojnë kuotat e migrantëve.
“Çfarë ndodhi të dielën duhet të bëhet normë, të mos varet më nga ne që të telefonojmë partnerët tanë, por të menaxhohet nga një kabinet krize apo komitet nën mbikëqyrjen e Komisionit Europian”, tha ai për gazetën “Il Fatto”, pëcjell Albinfo.ch.
Gjatë ditëve të diel dhe të hënë, Conte bindi Francën, Maltën, Gjermaninë, Spanjën, Portugalinë dhe Irlandën që të marrin disa prej 450 migrantëve të shpëtuar në ishullin italian Linosa.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











