Shkurt.ch

Qeveria hedh poshtë shtimin e personelit të Rojeve Kufitare

Me rastin e caktimit të bugjetit federal për vitin e ardhshëm, Këshilli Federal ka vendosur ta hedhë poshtë përforcimin e këtij segmenti. Nevoja për kursim ka qenë arsyeja e këtij refuzimi

Fluksi në rritje i hyrjeve ilegale në Zvicër pati shtyrë para dy vitesh Këshillin Federal të merrte vendimin për të përforcuar personelin e rojeve kufitare. Por sot, dy vite më vonë, Qeveria nuk do ta jetësojë më këtë vendim, shkruan srf.ch.

Kështu, me rastin e caktimit të bugjetit federal për vitin e ardhshëm, Këshilli Federal ka vendosur ta hedhë poshtë përforcimin e këtij segmenti. Nevoja për kursim ka qenë arsyeja e këtij refuzimi.

Kryetarja e komisionit për politikë të sigurisë në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Corina Eichenberger dhe kryetari i sindikatës së personelit të Doganës dhe të Rojeve Kufitare, Roland Liebi e kanë kritikuar këtë qasje të Qeverisë së vendit në raport me sigurinë.