Kosova
Qeveria Haradinaj miraton projektligjin për Prishtinën
Me Ligjin e ri, Prishtina merr buxhetin shtesë në vlerën prej 4 për qind të grantit të përgjithshëm për komunat si dhe ka të drejtën e themelimit të ndërmarrjeve publike komunale pa aprovime shtesë nga qeveria
Tetëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës dhe 9 vjet pas hartimit, Qeveria e Kosovës e miratoi sot Projektligjin për Prishtinën duke ia dhënë epitetin e kryeqytetit të vendit. Ky vendim i Qeverisë u mor sot në mbledhjen e rregullt që e drejtoi kryeministri Ramush Haradinaj.
“Ky projektligj bazën ligjore e ka në Kushtetutën e vendit. Ligji për Vetëqeverisje Lokale aplikohet edhe për kryeqytetin”, tha Haradinaj.
Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza foli për koston buxhetore të këtij ligji. “Ky projektligj do ta ketë edhe koston e vet buxhetore. Ne do ta marrim edhe buxhetimin e kostos reale buxhetore, që mos të jetë ngarkesë dhe do ta shpërndajmë nëpër vite buxhetore”, tha ministri Hamza.
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka mirëpritur lajmin që pas 9 viteve Qeveria e procedon në Kuvend Ligjin për Prishtinën.
“Më në fund pas 9 viteve, qeveria e procedon në Kuvend Ligjin për Prishtinën. Do të punojmë me deputetët dhe me qeverinë që rezultati përfundimtar i Ligjit të jetë sa më i mirë për kryeqytetin tonë. Kujtojmë se tash Ligji duhet të kalojë në dy shqyrtime në Kuvend për të hyrë në fuqi dhe në vete ka katër pika si më kryesore”, thotë Ahmeti.
Me këtë ligj, Prishtina, sipas Ahmetit merr buxhetin shtesë në vlerën prej 4 për qind të grantit të përgjithshëm për komunat “Ka të drejtën e themelimit të ndërmarrjeve publike komunale pa aprovime shtesë nga qeveria; Shëndetësinë sekondare apo Spitalin e Qytetit dhe’ Drejtorinë e Policisë Komunale brenda Policisë se Kosovës që do te merret me Prishtinën”, thotë ai.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









