Shqipëria
Qeveria gjermane, mbështetëse e reformës në drejtësi
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, priti sot në takim ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, me të cilën bisedoi rreth vazhdimit të mbështetjes dhe bashkëpunimit të qeverisë gjermane për institucionet e reja të drejtësisë në Shqipërinë, për ecurinë e procesit të ngritjes së strukturës të KLP-së dhe situatën e aplikimeve për t’u bërë pjesë e SPAK, e cila ka si afat për dorëzimin e dokumentacionit dri më 7 shkurt 2019.
Nga ana e saj, ambasadorja Schütz vlerësoi punën e deritanishme e KLP dhe nënvizoi edhe një herë mbështetjen e qeverisë gjermane për zbatimin e reformës në drejtësi në vendin tonë, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
Schütz u interesua për objektivat e KLP-së dhe për hapat e nevojshëm për arritjen e tyre. Interes të veçantë ka ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, si dy teste të rëndësishme për organet e reja të drejtësisë.
Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi ,siguroi ambasadoren Schütz për përkushtimin maksimal të strukturës që ai drejton në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe administrative brenda afateve kushtetuese.
Transparenca dhe profesionalizmi i KLP-së do të jenë themeli i veprimtarisë së këtij këshilli, i cili premton të rikthejë besimin e shoqërisë te drejtësia.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












