Shkurt.ch
Qeveria forcon masat kundër dumpingut të pagave
Këshilli Federal ka vendosur t`i ashpërsojë masat mbrojtëse kundër dumpingut të pagave. Mes tjerash, firmat ku zbulohet dumping pagash duhet të llogarisin me dënime më të ashpra se deri më tash
Qeveria Federale përmes një komunikate për media njofton sot se ka vendosur që duke filluar nga 1 prilli 2017 të vejë në fuqi ndryshimet e vendosura nga parlamenti të Ligjit të shpedicionit (EntsG). Me të renë, dënimi më i lartë për ndërmarrjet që kapen në gabim do të jetë 30 mijë franga. Kohëve të fundit, dënimi maksimal që për këtë shkelje ishte vetëm 5000 franga ishte treguar shumë pak efektiv, bën të ditur qeveria.
Edhe në kushtet e sotme, ndërmarrjet që bëjnë shkelje të këtij lloji mund të përjashtohen nga tregu zviceran i punës, shkruan albinfo.ch Ndërsa me rishikimin e ligjit dy masat ndëshkuese: me para dhe me përjashtim nga tregu mund të shqiptohen edhe së bashku, pra në mënyrë kumulative. Këto mund të shqiptohen në rastet e degëve të ekonimisë në të cilat nuk ka Marrëveshje të përgjithshme të punës dhe të cilat kanë bërë shkelje të përsëritura në kuptimin e pagesës abuzuese të pagave më të ulëta.
Në të ardhmen mund të kërkohen marrëveshje normale të punës në rast se konstatohen në mënyrë të përsëritur shkelje të pagës minimale ose në rastet kur ka informacione se edhe pas nënshkrimit të kontartës normale të punës sërish mund të ndodhë dumpingu i pagave.
Rregullimi i ri shërben për të forcuar sigurinë ligjore, shkruan Këshilli Federal. Ai u hyn në punë në veçanti kantoneve kufitare si Gjeneva dhe Tiçino, të cilat tashmë në disa degë kanë lejuar nënshkrimin e kontratave normale me paga minimale.
Ligji mbi shpedicionin është i lidhur me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me BE-në. Ai duhet të parandalojë që pagat zvicerane të vihen nën presion për shkak të fuqisë së huaj punëtore që ka imigruar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











