Lajme
Qeveria e Zvicrës po e diskuton daljen nga Gjendja e Jashtëzakonshme
"Sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo do të thotë se jemi në përgatitje e sipër. Kur bëhet fjalë për kufijtë, qëllimi është të jemi në gjendje të garantojmë një kalim në ligjin e zakonshëm"
Çështja më e rëndësishme që u shtrua në konferencën e sotme për media në Bernë ishte: Kur do t`i japë fund Këshilli Federal gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur rreth dy muaj më parë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan albinfo.ch.
Ministri i ekonomisë Guy Parmelin, i pranishëm në këtë konferencë është përgjigjur “Këshilli Federal do të zhvillojë diskutime të rëndësishme javën e ardhshme. Ne duam të dalim nga gjendja e emergjencë sa më shpejt që të jetë e mundur, këto janë debatet që ne i zhvillojmë vazhdimisht”, raporton srf.ch.
Ndërsa ministri Berset ka shtuar: “Sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo do të thotë se jemi në përgatitje e sipër. Kur bëhet fjalë për kufijtë, qëllimi është të jemi në gjendje të garantojmë një kalim në ligjin e zakonshëm, transmeton albinfo.ch Por gjithashtu duhet të themi: Për momentin, gjendja e shpallur e jashtëzakonshme do të mbetet.
Berset gjithashtu ka thënë se, në rast se do të ketë një valë të dytë të pandemisë, ne do të jemi shumë më të përgatitur. Kemi marrë mësimet e nevojshme. “Kanë qenë zhvillimet shumë të shpejta të situatës që na kanë detyruar të merrnim vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtäzakonshme”, ka përfunduar ministri.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











