Bota
Qeveria e re austriake shton dëbimet e azilantëve, mes tyre edhe të shqiptarëve
1299 emigrantë janë dëbuar nga janari në prill 2018 - një plus 38 përqind nga viti paraprak në të njëjtën periudhë.
“Ne kërkojmë që të sjellim rregullin edhe në të ardhmen,” tha ministri i brendshëm austriak Herbert Kickl nga partia e ekstremit të djathtë FPÖ. Dhe sipas burimeve të të përditshmes austriake “Krone” janë shtuar masovikisht dëbimet e azilantëve të refuzuar nga Austria drejt vendeve të origjinës, shkruan albinfo.ch.
1299 emigrantë janë dëbuar nga janari në prill 2018 – një plus 38 përqind nga viti paraprak në të njëjtën periudhë. Kickl pranoi se të gjithë azilkërkuesve që u është refuzuar kërkesa do binden të largohen vetë nga Austria, në rast të kundërt, do veprojë shteti.
Shumica e aeroplanëve Charter me azilantë të refuzuar kanë flutuar drejt Pakistanit, Nigerisë, Gjeorgjisë, Armenisë, Rusisë, Afganistanit, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kosovës, Shqipërisë dhe Polonisë.

Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









