Kosova
Qeveria e Kosovës diskuton lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet

Qeveria e Kosovës është duke diskutuar lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.
Zyrtarë të saj kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se “në kuadër të analizave për shikimin e politikave tatimore, janë duke e trajtuar një opsion të tillë”.
Por, ata nuk kanë dhënë detaje se cila është arsyeja e ndryshimit të mundshëm të Ligjit për automjete.
Neni 44 i këtij ligji, që është miratuar qysh në vitin 2017, thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.
Mbështetësit e ligjit kanë thënë në atë kohë se veturat e vjetra e ndotin ambientin, kryesisht përmes lirimit më të madh të gazrave.
Përmbysjen e këtij ligji e kundërshtojnë tani ekspertë të fushës së komunikacionit dhe ambientit.
Për një vit, qytetarët shpenzuan 58 milionë euro për zhdoganim të veturave
Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit Tempulli në Prishtinë, njëherësh njohës i çështjeve të komunikacionit, thotë se Kosova, nëse inkurajon importin e automjeteve të vjetra, do të shndërrohet në “deponi të lëvizshme të Evropës”.
“Kjo do t’i ndihmonte disa shtete të Bashkimit Evropian që t’i pastrojnë rrugët e tyre nga automjetet e vjetra dhe, në të njëjtën kohë, do të kontribuonte në ndotjen e mëtutjeshme të rrugëve të reja të Kosovës”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.
Disa vende të Evropës, përfshirë Parisin, Berlinin, Stokholmin, Londrën, kanë ndërmarrë masa të ndryshme për kufizimin e automjeteve të vjetra. Disa, madje, janë zotuar se do t’i ndalojnë automjetet me naftë të qarkullojnë në qendrat e qyteteve deri në vitin 2025.
Krasniqi thotë se është mirë që Kosova të nisë të ndërmarrë masa për krijimin e infrastrukturës për transportin e gjelbër, përkatësisht për automjetet elektrike.
Automjetet elektrike lëvizen nga një ose më shumë motorë elektrikë, që përdorin vetëm energjinë e ruajtur në bateri.
Veturat e përdorura, më të kërkuarat
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në Prishtinë, që datojnë nga dhjetori i kaluar, në Kosovë janë të regjistruara gjithsej 395,840 vetura. Prej tyre, vetëm 74 janë 100 për qind elektrike, që nënkupton se kanë ndotjen zero ndaj ambientit.
Numri më i madh i veturave është i atyre që përdorin naftën për djegie – saktësisht, 329,403 të tilla./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës