CH-Ballkani
Qeveria e Kosovës dënon sulmet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së
Disa ditë më parë por edhe disa javë më parë janë shënuar disa sulme mbi pronat e pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës, i ka dënuar sulmet ndaj pjesëtarëve ser btë FSK-së.
Lista Srpska ka paralajmëruar konsultime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar dhe dënon incidentet e fundit që kanë motive ndëretnike dhe të cilat ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa më shpejt të ndriçojnë arsyet dhe motivet e këtyre rasteve të ulëta dhe autorët e tyre të dalin përpara drejtësisë. Rastet e tilla kanë për synim të pengojnë përpjekjet e institucioneve për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.
Sulmi i fundit ndodhi në fillim të kësaj jave në fshatin Zupç të Komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës, pjesë kjo e banuar me shumicë serbe.
Një pjesëtari serb të FSK-së iu dogj vetura.
Këto sulme gjatë këtyre kohëve në Prishtinë interpretoheshin si një formë e presionit për të penguar përfshirjen e serbëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Policia thotë se rastet janë në hetim, por akoma nuk i di autorët e sulmeve që duken të koordinuara.
E-Diaspora
-
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake Florent Korrani përfundon me sukses trajnimin ushtarak për inxhinieri... -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










