Lajme
Qeveria e Cyrihut do të fusë në fuqi të drejtën e votës për të huajt
Bëhet fjalë për ata të huaj që ende nuk i kanë mbushur 10 vite qëndrimi në Zvicër, kështu që nuk mund të bëjnë kërkesën për pasaportën zvicerane
Në Kantonin e Cyrihut, komunat do të kenë mundësi të fusin në fuqi të drejtën e të huajve për të votuar dhe për t`u votuar në nivel komunal, shkruan sda.ch. Këtë të drejtë do ta fitonin ata të huaj që janë duke jetuar së paku dy vite në komunën e njëjtë, transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për ata të huaj që ende nuk i kanë mbushur 10 vite qëndrimi në Zvicër, kështu që nuk mund të bëjnë kërkesën për pasaportën zvicerane.
Këtë kërkesë e ka bërë Qeveria e Qytetit të Cyrihut, e drejtuar prej më shumë se dhjetë vitesh nga Corine Mauer, politikane e Partisë Socialdemokrate, shkruan albinfol.ch. Sipas iniciatorëve, me ndihmën e një iniciative zyrtare duhet që së pari të bëhet përshtatja përkatëse e kushtetutës së kantonit.
Qeveria e qytetit tregohet e bindur se hyrja në fuqi e të drejtës së votës për të huajt, do të forcojë demokracinë dhe unitetin në shoqëri.
Ndryshe nga gjendja në kantonet tjera, Kantonit të Cyrihut i mungon baza ligjore e cila do të mundësonte që komunat të vendosin në mënyrë të pavarur për futjen në fuqi të një të drejte të tillë.
Vlerësohet se në qytetin e Cyrihut jetojnë të paktën 42.000 të huaj të moshës madhore që plotësojnë kriterin e kohës sa jetojnë në komunë të njëjtë por nuk e plotësojnë kriterin e kohës së qëndrimit në Zvicër. Nisur nga kjo, Qeveria e Cyrihut konsideron të padrejtë që një numër kaq i madh i qytetarëve të Cyrihut të përjashtohen nga e drejta e participimit politik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












